Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti kërkesë për herë të tretë Avokaturës së Shtetit për çështjen e arbitrazheve, paralajmërim për procedim ligjor nëse nuk merr përgjigje


Presidenti i Republikës i ka dërguar sërish kerkesë Avokaturës së Shtetit për të marrë informacion mbi çështjet e Arbitrazhit ku Shqipëria është palë.

Presidenti i ka dërguar shkresën e parë Avokaturës në korrik të këtij viti dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. Më pas, shkresa e dytë është dërguar në shtator ku përsëri nuk i ka shkuar asnjë shkresë nga institucioni.

Ndërsa në 29 tetor, Presidenti i është drejtuar sërish me kërkesën e tretë.

Në kërkesën për informacion Presidenti kërkon:

Numrin e çështjeve në proces pranë Gjykatave të Arbitrazhit, ku Republika e Shqipërisë është palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje;

  • Nëse për çështjet në proces në Gjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer;
  • Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit;
  • Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi:
  • Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit;

Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit, përfshirë shpenzimet për kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit dhe të konsulencës, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktimit të tyre.

Bazuar mbi çështjet e humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, a ka referuar Avokatura e Shtetit deri më tani çështjet në organet përkatëse për nxjerrjen e përgjegjësive individuale administrative, civile dhe/ose penale për dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të shtetit shqiptar, apo jo.

Informacion të veçantë mbi lindjen dhe ecurinë e çështjes  së Arbitrazhit ICSID nr. ARB/15/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, duke përfshirë edhe kopje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, në gjuhën që është dhënë dhe përkthimin e tij zyrtar në gjuhën shqipe.

Lidhur me kërkesat e mësiprme Presidenti ka paralajmëruar Avokaturën se nëse nuk merr informacion brenda ditës së hënë (02.09.2020) do ndërmarrë veprime për të referuar rastin për shpërdorim detyre për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekje për të mbuluar veprime të tjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *