Vendosni fjalën kyçe....

Biden në avantazh, si mund të fitojë Trump? (Hartat hipotetike)


Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 po dalin megjithëse ngadalë.

Për shkak se demokrati Joe Biden ka qenë favoriti në këtë garë dhe kishte më shumë shanse për fitore, ky shkrim do të përqendrohet në skenarin se si Donald Trump fiton.

Deri tani, sipas të dhënave të Edison Research shtetet potencialisht konkurruese kanë votuar të gjitha për të njëjtën parti si në 2016-ën: Colorado, Minnesota dhe New Hampshire për Biden dhe Iowa, Florida, Texas e Ohio për Trumpin.

Më poshtë është harta zyrtare e rezultateve paraprake, ku në shtete të potencialisht konkurruese nuk është vendosur ende.

Por një shtet tjetër kyç duket sikur mund të bëhet i pari që të rrokulliset: Arizona, ku Biden aktualisht udhëheq.

Image without a caption

Si do të dukej harta, me Arizonën blu (që voton Biden):

Image without a caption

Atëherë, si mund të fitojë Trump nga këtu? Washington Post ka ndërtuar disa harta hipotetike.

Fitoret e mëdha në Florida dhe Texas sigurisht i hapin rrugë Trumpit drejt fitores. Për shembull, nëse Trump mund të fitojë edhe në shtetet kyçe të Jugut që janë afër në rezultate, por që ai i fitoi në 2016-ën si Georgia dhe Karolina e Veriut – kjo në fakt do ta nxirrte republikanin pak përpara në kolegjin elektoral, me kuadrantin verilindor të vendit dhe Perëndimin që vendos presidencën.

Image without a caption

Këto dy shtete të Jugut duken afër që nga mëngjesi i së mërkurës. Dhe edhe nëse Trump i fiton, sondazhet tregojnë Biden që kryeson në shumicën e shteteve të tjera të verdha në këtë hartë.

Nga këtu, nëse Trump humbet vërtet Arizonën, atij do t’i duheshin 23 nga votat e mbetura elektorale për të arritur në 270. Kjo do ta bënte Pensilvaninë shtetin vendimtar edhe më shumë. Por edhe kjo nuk do të ishte e mjaftueshme, pasi Trump do të ishte me 267 vota elektorale, duke pasur nevojë për një shtet më shumë.

Image without a caption

Një tjetër skenar, Trump mund të fitojë Michigan dhe Wisconsin, megjithëse duket e vështirë në dy sondazhet e fundit. Në atë rast, ai do të merrte më shumë se 270 vota elektorale.

Image without a caption

Me fjalë të tjera, ky mund të jetë një proces i gjatë që mund të vijojë dhe në ditët në vazhdim.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Washington Post / Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *