Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi me banorët në Kombinat: Do ta detyrojmë Ramën të firmosë kontratë me ju

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, këtë paradite shkoi në Kombinat, ku u takua me disa banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Nga ky takim, Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edin Rama se ka mashtruar me premtimet e bëra ndërsa theksoi se do ta detyronin të shkruajë një kontratë që banorët që mos mbeten pa shtëpi.

Bashkëbisedimi i Kryemadhit me një banor:

Banori: E dimë kush është ai, ai horr

Kryemadhi: Ne nuk do merremi me të,

Banori: Si nuk do merreni me të?!

Kryemadhi: Ne do zgjidhim hallet. Si do bëjmë që mos ju shemben shtëpitë. Ne e dimë që ai është njëshi për të gënjyer. Ju premtoi se do hapë vende pune, ju premtoi se do ju ndërtojë shtëpi, shëndetësi falas…etj.

Ne ju kemi sjellë një kopje kontrate, lexojeni dhe diskutojeni. Ndërkohë ne do jemi në kontakt me ju.

Banori: Ndonjë numër telefoni?

Kryemadhi: Po e ke aty. Ne duam të bëjmë që ai mos guxojë të hyjë në një proces të shkatërrimit të pronës. Në momentin që ky zotëria të prish pronën, ku do të shkosh? Sepse ti nuk jeton me bonus qiraje.

Banori: Bonusin nuk e dua fare

Kryemadhi: Ajo që është e rëndësishme është që ne duhet ta detyrojmë që këtu në Kombinat të vijë të nënshkruajë kontratat me 193 familjet në Kombinat. Ashtu siç e detyruam për shkollën “Sami Frashërin” që të shpallë ofertën dhe tenderin. Pra nuk mund të thotë ai: ‘ti ik tani se ne do ti shembim, pastaj hajde se flasim’.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *