Templates by BIGtheme NET

Donald Trump ju ka mundur!

Nga Artan Gjyzel Hasani

E sulmuan nga të gjitha anët akoma pa u bërë president i Amerikës.

Me shpifje, sajesa, intriga tipike të krijuara nga mendje kriminale dhe perverse të cilat u rrëzuan të gjitha në dyert e gjykatave.

4 vjet sulme të një agresiviteti kriminal mbi Donald Trump.

E sulmuan Mediat e Rreme të cilave ua nxori bojën dhe I quajti me emrin që meritojnë: FAKE MEDIA.

U sulmua dhe u tall deri në ndyrësi nga pedofilët e Hollywood dhe bota perverse e Showbiz.

U tradhtua dhe sabotua nga FBI, CIA dhe pothuajse të gjitha agjencitë e shërbimeve inteligjente amerikane.

U tradhtua jo rrallë në 4 vjet nga persona të afërt të stafit të tij.

E sulmuan hienat e demokratëve amerikanë me në krye monstrën Pelosi.

E sulmuan me impeachment me akuza monstruoze të sajuara  dhe dolën bllof.

E sulmuan me prostituta që vinin nga jeta e mëparshme si qytetar i thjeshtë amerikan.

Pastaj i vërsulën Pandeminë e cila  rezultoi Plandemi AntiTrump, Virusin Kinez për të cilin u shpikën aq shumë emra…

E sulmuan anarkistët idiotë të kolegjeve dhe universiteteve.

I vërsulën sipër njerëzit e keqpërdorur e të çoroditur të BLM marksiste.

I vërsulën të droguarit injorantë dhe leninistë  të ANTIFA-s.

E sulmuan krerët e Europës me Merkel dhe Makron në krye të cilëve Trump u tregoi se koha kur ata mund të keqpërdornin Amerikën dhe taksapaguesin amerikan kishte marrë fund.

E sulmoi Agjenda Globaliste  e perversëve e shfytyruar pa identitet dhe Djalli mbi Tokë me emrin George Soros.

E sulmuan në mënyrën më brutale duke i mbyllur gojën me censurë dhe propagandë DEMONET E DJAJTE MILIARDERË të Silicon Valley, Gates, Zuckerberg, FACEBOOK, GOOGLE, TWITTER etj..

E sulmoi Big Pharma, miliarderët e industrisë së ilaçeve të cilëve me uljen e gjigande të çmimeve u uli fitimet astronomike mbi kurriz të taksapaguesit amerikan.

E sulmuan miliarderët dhe korporatat e shitjes së armëve njeriun që 4 vjet mbylli luftërat ekzistuese dhe nuk filloi asnjë luftë të re.

Liruan të burgosurit kriminelë për t’i përdorur si skalion të vijës së parë të sulmit.

Dogjën Amerikën për të rrëzuar Trump

Plaçkitën Amerikën për të rrëzuar Trump

Vranë amerikanë për te rrëzuar Trump

Vranë Policinë për të rrëzuar Trump

Rrezuan statujat e baballarëve të Kombit Amerikan dhe Historinë Amerikane për të përmbysur Trump.

Vranë fjalën e lire.

Vranë lirinë e mendimit.

Dhe pas tërë kësaj kryqëzatë të pashembullt kriminale kundër një njeriu të vetëm, prapë se prapë, PRAPË SE PRAPË, nuk arritën ta mundnin.

NUK ARRITEN TA MUNDNIN!

Edhe pse përdorën tërë urrejtjen e mbledhur në aleancën e qelbësirave të planetit, prapë se prapë nuk e mundën dot.

Nuk mjaftuan as miliardat, as zjarri e hekuri, për të mposhtur një njeri të vetëm, një njeri krejt të ndryshëm nga maskarenjtë e Establishment dhe njerëzit e agjendave.

U desh TE VIDHNIN VOTIMET si arma e fundit e një botë pa moral, pa din e iman, pa familje, pa atdhe e pa Zot.

Politika është një bordello dhe politikanët prostituta dhe Donald Trump nuk ishte politikan. Prandaj e urryen.

Dhe prapë nuk e kanë mundur dot!

Unë uroj që kur gjykata Supreme të bëje drejtësi dhe drejtësia të flasë pro Trump, ai pikërisht atë ditë të japë dorëheqjen dhe t’ia lërë postin Mike Pence, dhe të shkojë në jetën e tij të mrekullueshme private si një Fitues i Madh, Kalorësi i Fundit në një botë zvarranikësh.

Atëherë do të çmenden! Do të çmenden sepse nuk do kenë mundësi të merren as me flokët e Trump, as me gojën e duart e tij, as me mënyrën se si flet, qesh apo ecën. Nuk do të merreshin më as me taksat  e tij, siç nuk u morën 4 vjet më rrogën presidenciale që Trump e dhuroi dhe nuk pranoi ta merrte kurrë.

Por Trump nuk ekspozoi vetëm anën e ndyrë amorale të Establishment dhe këlyshëve të Soros.

Ai zbuloi miliona njerëz të thjeshtë me shpirt të madh, trima dhe të mençur që iu kundërvunë të Keqes me fjalën, veprimet dhe votën e tyre pro Amerikës, Familjes, Jetës dhe Zotit.

Dëshmoi që në të vërtetë nuk ka qenë i vetëm, por i mbuluar nga dashuria dhe i mbrojtur nga besimi i asaj gjysme të amerikanëve që besojnë të veprat e fjalët e një njeriu që nuk foli kurrë politikisht korrekt hipokrizinë e mirësjelltë të Establishment, por foli ashpër me zërin e tyre të ndershëm.

Ishte i vetmi, por jo i vetëm.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*