Templates by BIGtheme NET

Seria A humbet 600 milionë euro nga pandemia

Presidenti i Lega, Paolo Dal Pino ka treguar se Serie A ka pësuar “humbje prej 600 milionë euro nga shkurti në dhjetor”

Dal Pino ka folur për “Global Boardroom” të “Financial Times” për ndikimin që ka pasur koronavirusi në top garën italiane.

“Ishte sukses që u bëmë gati ta rifillojmë kampionatin”, tha ai.

“Situata është shumë serioze. Nga shkurti deri në dhjetor, Serie A ka 60o milionë humbje, nga të cilat 400 milionë euro nga biletat dhe 200 milionë euro nga sponsorët”.

Por, shefi i Legas foli për strategjitë që kampionati italian të këtë nivel global, jo vetëm kombëtar.

“Covid ka qenë një mundësi që ta ndryshojmë modelin e biznesit të Legas, edhe pse ishte vështirë ta modernizojmë një situatë biznesi në këtë situatë tepër të vështirë”.

“Diskutimet rreth fondeve që vinë nga kapitali privat filluan para pandemisë dhe ne tani jemi në fazën finale të negociatave”.

“Qëllimi është që të shfrytëzojmë aftësitë menaxheriale për të krijuar një vlerë afatgjate për Serie A”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*