Templates by BIGtheme NET

Lewis Hamilton shpallet për herë të shtatë kampion i “Formula 1”, barazon Schumacher-in

Lewis Hamilton ka fituar për herë të shtatë Kampionatin Botëror të organizuar në Turqi, duke barazuar legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.

Pavarësisht kushteve atmosferike që e vështirësuan garën për të gjithë, shoferi i Mercedes-it kaloi i pari vijën e finishit, duke lënë pas Sergio Perez dhe Sebastian Vettel. 

Kjo ishte një garë e jashtëzakonshme që mund të ishte fituar nga katër ose pesë shoferë të ndryshëm.

Por rezultoi një garë që demonstroi pse Hamilton është padyshim shoferi më i mirë ndonjëherë. Sigurisht, ai ka makinën më të mirë në rrjet, por kjo ishte një garë që kërkoi që Hamilton të kujdesej për gomat e tij për 50 xhiro. Ndërsa të tjerët vërtiteshin rreth tij, 35-vjeçari ruajti qetësinë dhe makinën e tij në pistë. Perez, Vettel dhe Carlos Sainz, gjithashtu meritojnë të përmenden për garën.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*