Templates by BIGtheme NET

New York Times: Studimi zbulon se maskat nuk i mbrojnë bartësit e tyre nga Covid-19

Një studim i ri nga shkencëtarët danezë zbuloi se mbajtësit e maskave nuk ishin të mbrojtur nga infektimi prej Covid-19 më shumë sesa homologët e tyre pa maska, duke kundërshtuar konsensusin e zakonshëm se maskat ofrojnë mbrojtje të mirë.

“Studiuesit në Danimarkë raportuan të mërkurën se maskat kirurgjikale nuk mbronin përdoruesit nga infeksioni me koronavirus në një provë të madhe klinike të kryer.” – raportoi të mërkurën, ‘The New York Times’.

‘Times’ vuri në dukje se studimi, botuar në ‘Annals of Internal Medicine’, ‘nuk kundërshtonte provat në rritje që maskat mund të parandalojnë transmetimin e virusit nga përdoruesit te të tjerët’, megjithëse ‘përfundimi i tij është në kundërshtim me pikëpamjen se maskat gjithashtu i mbrojnë bartësit e tyre’.

Studimi përbëhej nga 4,862 pjesëmarrës gjithsej; rreth gjysmës iu dha udhëzimi për të mbajtur maska ​​në publik dhe gjysmës tjetër iu tha që të mos e mbajnë, citon Dailywire, New York Times-in.

Përmes testimit të antitrupave, u zbulua se Covid-19 ndodhi në 42 pjesëmarrës (1.8%) të cilët kishin maska ​​dhe në 53 pjesëmarrës (2.1%) të cilët nuk kishin maska.

Studiuesit arritën në përfundimin se ndryshimi midis grupeve ishte statistikisht i parëndësishëm.

“Studimi ynë jep një tregues se sa fitoni nga mbajtja e një maske.” – tha autori kryesor i studimit, Dr. Henning Bundgaard.

“Jo shumë.” – shtoi ai.

Dr. Christine Laine, kryeredaktore e revistës ku u botua studiumi, vuri në dukje se studimi nënvizon se maskat ‘nuk janë një armë magjike’.

“Ka njerëz që thonë; “Unë jam mirë, unë kam vënë maskë. Ata duhet të kuptojnë se nuk janë të paprekshëm nga infeksioni.” – theksoi ajo.

“Përfundimi i studimit bie ndesh me hulumtime të tjera që sugjerojnë që maskat e mbrojnë mbajtësin.” – theksoi ‘Times’.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*