Vendosni fjalën kyçe....

Reagon Kreu i Mjekësisë Ligjore: Prokuroria të hetojë propagandën kriminale me fotot e morgut


Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali, ka reaguar lidhur me publikimin e fotove nga morgu të trupave të vdekur ditën e sotme në media. 

Në reagimin e tij ai thotë se në mbingarkesa nuk mund të anashkalonte edhe morgun në këto ditë pandmie, për të sistemuar kufomat denjësisht në mjediset frigoriferike. 

Xhemali thotë se është e neveritshme që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit.

Ai ka kërkuar hetim për autorin e publikimit të fotove duke e quajtur publikimin një operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun.

Reagimi i plotë:

Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut!

Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve. Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media. Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit. Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *