Vendosni fjalën kyçe....

Shakaja pa kripë e Klotilda Bushkës


Nga Klodian Tomorri

Ky amendament është shakaja më tragjike në historinë e financave publike të Shqipërisë. Paçavure e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri. Nuk ka ndodhur kurrë as në Republikat Afrikane.

Klotilda Bushka, anëtare e komisionit të ligjeve rrit planin e të ardhurave të TVSH-së në buxhet për t’i dhënë 5 milionë euro shtesë incineratorit të Tiranës.

Pra zonja Bushka, e diplomuar në juridik, pa qenë fare anëtare e Komisionit të Ekonomisë, bën projeksionet e buxhetit. Ministria e Financave thotë në parashikojmë se do mbledhim 100 lekë TVSH vitin e ardhshëm. Klotilda Bushka me profesion avokate thotë: ju të Ministrisë së Financave nuk dini nga këto punë. Unë parashikoj se do të mblidhen 102 lekë.

Pra një deputete që nuk ja ka haberin fare financave publike, projeksioneve të të ardhurave, treguesve ekonomik etj etj, bën amendamet për planin e të ardhurave. Pse? Sepse duhet t’i jepen 5 milionë euro shtesë incineratorit.

Ndoshta për shumë njerëz mund të duket e parëndësishme. Por ky amendament është shakaja më pa kripë në historinë e financave të shtetit. Andej nga FMN-ja besoj se do jenë duke vënë duart në kokë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *