Templates by BIGtheme NET

“Tani që vjen Biden, gjërat do ndryshojnë” – Huawei i kërkon Britanisë rinisjen e punës për rrjetin 5G

Huawei i ka bërë thirrje Britanisë së Madhe të rishikojë vendimin e saj për të bllokuar gjigantin kinez të teknologjisë nga zhvillimi i rrjetit 5G të vendit, duke thënë se SHBA-ja mund të ndryshojë mendimin e saj në lidhje me kompaninë kur Donald Trump largohet nga zyra.

Victor Zhang, zv.presidenti i kompanisë, i tha ‘The Guardian’ se Mbretëria e Bashkuar, e cila hoqi dorë nga plani për të lënë Huawei-n të ishte furnizues i rrjetit 5G, pasi ndërhyrjes së administratës Trump, duhet të rishikojë pozicionin e saj me largimin e presidentit në detyrë.

Pekini njohu Biden si presidentin e zgjedhur javën e kaluar.

“Vendimi ishte një vendim politik i motivuar nga perceptimet e SHBA-së për Huawei-n dhe jo nga ato të Mbretërissë së Bashkuar. Kjo nuk motivohet në të vërtetë nga siguria, por ka të bëjë me një luftë tregtare midis SHBA dhe Kinës.” – tha Zhang.

Ai shprehu shpresën që administrata e ardhshme e SHBA-së do të merrte një qasje tjetër, duke shtuar se Londra MB duhet të ndjekë politika që sigurojnë rritjen dhe zhvillimin.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*