Templates by BIGtheme NET

Basha-Ramës: Nëse s’ke gjë për të fshehur, prano hetimin e plotë për numrin e viktimave nga Covid-19

Kreu i PD-së, Basha, i është përgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratës së këtij të fundit pak orë më parë.

Ai vëren që në fillim se ndërsa shqiptarët prisnin përgjigje sot, kreu i qeverisë vijoi traditën duke gënjyer e shmangur përgjegjësisë.

Kryedemokrati thekson dhe njëherë se kryeministri ka gënjyer për numrin e viktimave nga Covid-19. Po kështu Basha shkruan se mashtrimi me shifrat është përgjegjësi e Ramës dhe jo mjekëve.

“Shqiptarët prisnin sot përgjigje. Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë. Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën. Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata. Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.” – shkruan Basha.

Më tej kryedemokrati shkruan se kreu i qeverisë i ka braktisur shqiptarët teksa njerëzit po vdesin përditë, spitalet po shkojnë në kolaps e biznesi po falimenton.

Në fund ai i bën thirrje kryeministrit se nëse nuk ka asgjë për të fshehur atëherë të pranojë një hetim direkt e të plotë të informacioneve që ai ka fshehur lidhur me numrin e viktimave nga Covid-19.

“Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria. Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë. Njerëzit po vdesin përditë. Spitalet po kolapsohen. Biznesi po falimenton. Varfëria dhe papunësia po rriten. Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave. Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19. Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë.” – mbyll reagimin Basha.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*