Templates by BIGtheme NET

Mero Baze: Fotot e morgut i bëri njeriu i LSI-së dhe i shpërndau J.Z. nga PD

Gazetari Mero Baze ka shkruar sot një editorial që ka të bëjë me publikimin e mbrëmshëm të disa fotove nga morgu i QSUT-së ku shfaqeshin viktimat nga Covid-19.

Teksa thotë se fotot e publikuara janë makabre ai ironizon e godet kreun e PD-së, Basha duke thënë se ai ka lidhje me to.

Baze thekson se pas një hulumtimi të bërë mbi rrjedhjen e fotve rezulton se ato janë shpërndarë nga një prej punonjëseve të shtypit në PD, me iniciale J.Z.

Ajo, sipas, Bazes, i ka shpërndarë fotot te grupi i gazetarëve të dy televizioneve të PD-së e më pas portaleve e ‘blogerëve’ të saj.

Por Baze nxjerr edhe burimin e fotove, personin që i ka shkrepur. Teksa përmend presidentin Meta e LSI-në, Baze shkruan se ato janë bërë nga një person i LSI-së që është pjesë e ekipit të morgut e prej këtej kanë përfunduar në duart e J.Z., që ka bërë shpërndarjen e tyre në rrjet.

VINI RE : Shkrimin e plotë të Bazes e lexoni Këtu

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*