Templates by BIGtheme NET

Rama akuza Bashës: Po bën politikë me inskenime të turpshme nga morgu e numrin e viktimave nga Covid

Kryeministri Rama i quajti jonjerëzore publikimin e fotove nga morgu i QSUT-së. Në deklaratën e tij pë publikun, Rama i quajti fotot inskenime të turpshme dhe se opozita po bën politike mbi numrin e të vdekurve.

“Opozita dhe presidenti po bëjnë aleancë me covidin për të rrëzuar qeverinë duke shpërndarë foto klandestine nga morgu i spitalit. Kjo është haptazi jonjerëzore. Po bëjnë politikë me lajme të rreme për numrin e të vdekurve.” – tha Rama.

Kryeministri Rama e quajti pa karakter opozitën lidhur me akuzat e saj ndaj qeverisë dhe bluzave të bardha për fshehjen e numrit të vikitmave nga Covid-19.

Në deklaratën për publikun, kreu i qeverisë hodhi akuza ndaj presidentit Meta e kreut të PD-së, Basha, duke i përmendur të parit para të pista që nisen nga Gjiri i Lalëzit për mediar dhe të dytit zgjedhjet në PD.

“Ata që lëshojnë akuza për të përfituar politikisht ngjasojnë me ata që në histori i kanë bërë ëm të madh vendit. Ky është karakteri i dobët i atyre që në historinë e Shqipërisë i kanë bërë dëm vendit dhe shqiptarëve. S’ka më turp se kaq. Nuk është ky karakteri i këtij populli. Çfarë janë ata që humbin jetën në spitalet Covid. Kuti këpucësh me lekë të zeza që nisen nga Gjiri i Lalëzit dhe vijnë te mediat. Apo vota të humbura në zgjedhjet e PD-së. Apo komisioni Nishani që u mblodh për të hequr nga lista e deputetëve çunin e Fahriut.” – tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se diagnoza e atyre që ndërrojnë jetë në spitale nuk përcaktohet nga partitë politike duke thënë se akuzat e pabaza ndaj bluzave të bardha nga ana e opozitë mud të nxisin dhunën ndaj mjekëve.

“Viktimat nuk treten dot në ajër si ata në masakrën e Krushës. Viktimat e covidit nuk fshihen dot siç u fshinë serverat e kryeministrisë pas ngjarjes së 21 janarit. Për fat të mirë nuk ka asnjë mundësi teorike që qeveria të fshehë numrin e viktimave në spital. Nuk ka asnjë parti normale në planet që të përcaktojë diagnozën e pacientëve që humbin jetën në spital. Opozita është pa karakter.

Prokuroria e di vetë detyrën e saj nëse do përfshihet për zbardhjen e ngjarjes askush nuk do e pengojë. Por kjo gjë duhet mbajtur shënim nga gjykatësi suprem që është populli. Akuzat e opozitës mund të nxisin dhunën ndaj mjekëve nga ana e familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre.” – shtoi kreu i qeverisë.

Në fund ai tha se asnjë nuk duhet të dyshojë në vërtetësinë e fakteve zyrtare lidhur me vdekjet nga Covid-19, pasi për këtë qeveria dhe mjekët mbajnë përgjegjësi.

“Ne do e fitojmë këtë luftë sidoqoftë me mund të vazhdueshëm, me durim. Ju lutem të zbatoni rregullat. Të jepni ndihmën që të shmangim një mbyllje tjetër me çdo mënyrë. As mos dyshoni në vërtetësinë e fakteve zyrtare për të cilat qeveria dhe mjekët mbajnë përgjegjësi të lartë, në radhë të parë përpara jush. Do e kalojmë këtë dimër të vështirë me mund, durim dhe forcën e karakterit tonë.” – mbylli deklaratën për publikun, Rama.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*