Templates by BIGtheme NET

Si po e përballon Prishtina pandeminë- Ahmeti: 12 mijë telefona të infektuarve

Komuna e Prishtinës në Kosovë ka një paketë të saj me të cilën po i vjen në ndihmë qytetarëve të saj dhe të prekurve nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19.

Vetë kryetari i Komunës Shpend Ahmeti ka bërë me dije se janë kryer 12000 telefonata për të infektuar, i janë ofruar pako ushqimore si dhe i është hequr pagesa HoReCa për një vit.

Gjithashtu kjo komunë, po jep edhe 50 euro për çdo të infektuar dhe 100 euro për pensionistët për shpenzime shëndetësore.

Nga paketa nuk janë përjashtuar as bizneset e vogla, të cilave u është dhënë 5 milionë euro grante.

Paketa e plotë:

– 12000 telefonata të infektuarve

– mbi 10000 pako ushqimore e higjienike

– lirim nga pagesa për HoReCa për 1 vit

– lirim të qerasë

– shtyrje të pagesave për leje

– lirim nga pagesat për çerdhe

– 300 teste në dite për Covid

– 50 euro për shpenzime shëndetësore për çdo të infektuar, 100 për pensionistë

– 5 milion euro grante për biznese me qarkullim deri në 50,000 euro

– subvencione për artistë e sportistë

Deri në fund të vitit do të vazhdojmë edhe me grupe tjera. Çdo gjë që kemi në lehtësim të situatës për Prishtinasit.

Falemnderit krejt partive dhe asambleistëve të pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës!

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*