Tifozët e futbollit kanë bërë thirrje për një ndëshkim të ashpër për një futbollist, që u kap në kamera duke prekur në organet gjenitale një lojtar rival, me disa prej tyre që argumentojnë se incidenti ishte një vepër penale.
Darnell Fisher i Preston po përleshej me mbrojtësin rival Callum Paterson, kur u duk se preku yllin e Sheffield Wednesday në një zonë të ndjeshme me dorën e tij të majtë.
Pasi Paterson u largua, Darnell u afrua sërish dhe zgjati dorën tjetër përsëri, duke kapur atë që dukej siorganet gjenitale të Paterson.
Paterson nuk reagoi ndaj incidentit ndërsa Fisher u zëvendësua më vonë nga trajneri i tij por kjo nuk kishte të bënte me incidentin.