Vendosni fjalën kyçe....

“Ç’futboll është ky?” – Tifozët habiten pas gjestit të turpshëm në kampionatin anglez (Video)


Tifozët e futbollit kanë bërë thirrje për një ndëshkim të ashpër për një futbollist, që u kap në kamera duke prekur në organet gjenitale një lojtar rival, me disa prej tyre që argumentojnë se incidenti ishte një vepër penale.

Darnell Fisher i Preston po përleshej me mbrojtësin rival Callum Paterson, kur u duk se preku yllin e Sheffield Wednesday në një zonë të ndjeshme me dorën e tij të majtë.

Pasi Paterson u largua, Darnell u afrua sërish dhe zgjati dorën tjetër përsëri, duke kapur atë që dukej siorganet gjenitale të Paterson.

Paterson nuk reagoi ndaj incidentit ndërsa Fisher u zëvendësua më vonë nga trajneri i tij por kjo nuk kishte të bënte me incidentin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *