Templates by BIGtheme NET

Manastirliu publikon foton nga Liqeni Artificial: Pamje si kjo tregojnë që s’po e marrim seriozisht rrezikun

Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manastirliu, ka publikuar pamje nga kodrat e Liqenit Artificial, të mbushura me qytetarë.

Ajo shkruan se në këtë kohë pandemie, që vjen një herë në 100 vjet, përhapjen e virusin e parandalon sjellja e përgjegjshme e qytetarëve.

“Të dashur qytetarë, kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi. Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura. Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet.” – shkruan Manastirliu.

Më tej ajo shton se institucionet shtetërore do bëjn të pamundurën për t’iu përgjigjur situatës duke theksuar se pavarësisht kësaj burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme as për Shqipërinë dhe as për vendet e tjera në botë.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm. Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës.  Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:  Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm? Në luftë përballë #Covid19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim.” – mbyll reagimin në Facebook, ministrja.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*