Templates by BIGtheme NET

OBSH paralajmëron Evropën për valën e tretë të Covidit: Nuk mësoi nga Azia

OBSH ka paralajmëruar Evropën se nëse nuk merr masat e duhura do të ketë një valë të tretë të pandemisë së koronavirusit në fillim të vitit të ardhshëm.

I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19, David Nabarro, i tha gazetës zviceriane “Solothurner Zeitung” se Evropa ka të ngjarë të përballet me një valë të tretë të pandemisë së COVID-19 në fillim të vitit 2021, para se të shpërndahet një vaksinë.

“Ata humbën mundësinë të bënin ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës pasi vunë valën e parë nën kontroll.”- tha Nabarro. “Tani ne kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm.”

Ai tha gjithashtu se Evropa kishte shumë për të mësuar nga vendet aziatike.

“Njeriu duhet të reagojë shpejt ndaj virusit, me forcë dhe vendosmëri. Sidomos në fillim, kur virusi po përhapet shumë ngadalë në komunitete të ndryshme.”- shtoi Nabarro, citon Deutsche Welle.

Për pak kohë, Evropa shënoi një ulje të numrit të infeksioneve gjatë verës, por ato tani po rriten përsëri.

Nabarro thotë se në Azi, ndërkohë numrat janë relativisht të ulët sepse “njerëzit janë plotësisht të angazhuar”.

“Ata mbajnë distancën e tyre, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe sipërfaqet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara.”– thotë Nabarro.

Po ashtu ai thotë se Azia nuk i qetësoi kufizimet para kohe. “Ju duhet të prisni derisa numrat e rasteve të jenë të ulëta dhe të qëndrojnë të ulëta… Reagimi i Evropës ishte i paplotë.”– tha i dërguari special i OBSH-së.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*