Templates by BIGtheme NET

Pasdite tragjike në vend, humbin jetën në aksidente tre persona

Tre persona kanë humbur jetën në një seri aksidentesh pasditen e sotme në vend. Një person ende i paidentifikuar humbi jetën në rrugën Lezhë-Milot.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një karburanti ku viktima është përplasur nga një makinë teksa ecte anash rrugës.

Aksidenti tjetër ndodhi në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’ në Tiranë. Një mjet doli nga rruga e për pasojë humbi jetën një 68-vjeçar.

Në bypassin Levan-Fier humbi jetën pasditen e sotme një 59-vjeçar me iniciale S.S. ai ka qenë duke ecur anash rrugës kur është përplasur nga një mjet ‘Mercedes-Benz’ me drejtues një 59-vjeçar me iniciale Gj.Z. me banim në Tiranë.

Njoftimi

“Sot rreth orës 18:40, në Bypass-in Levan-Fier, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Baltëzes’, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë. U shoqërua drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

Njoftimi

Një 68-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në vendi e njohur si ‘Shkalla e Tujanit’. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth prës 15:00 teksa një person me iniciale N.K., ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur. Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur dy bashkëudhëtarë me iniciale B.K. ndërsa ka humbur jetën në vend bashkëudhëtari tjetër me iniciale H.D.

Noftimi

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues B. Gj., ka aksidentuar një këmbësor, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*