Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj s’pyet për Komitetin e Ekspertëve, organizon koncert në “Sheshin Skënderbej” (Video)


Prej disa ditësh, Komiteti i Ekspertëve, ka vendosur disa masa shtrëguese për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Dy nga rregullat që vlejnë të theksohen dhe që na shërbejnë për shkrimin janë ndalimi i grumbullimit të më shumë se 10 personave dhe ndalimi i ceremonive festive.

Mbrëmjen e sotme, kryebashkiaku Veliaj ndezi dritat e pemës së festave të fundvitit në ‘Sheshin Skënderbej’. Për rastin në fjalë, u organizua edhe një koncert me fëmijë.

Sipas bashkisë, koncerti u organizua në respekt të rregullave të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve pasi në skenë ishin 10 fëmijë. Vetë Veliaj zgjodhi ta përcjellë nga zyra e tij mesazhin drejtuar qytetarëve të Tiranës, por në shesh, përveç 10 fëmijëve në skenë ishin shumë me tepër persona që po ndiqnin koncertin.

Me gjasë familjarë të fëmijëve dhe ndonjë kalimtar i rastit. Në masat e reja shtrënguese, bën pjesë edhe ndalimi i ceremonive festive por sipas Veliajt, koncerti dhe ndezja e dritave të pemës së festave nuk bëjnë pjesë në ceremonitë festive të ndaluara.

Duhet theksuar se që prej 15 tetorit janë gjobitur me mijëra qytetarë për shkeljen e rregullave të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve.

(*Video Credit: Lapsi)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *