Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me biznesin në Shkodër: Rama fshehu viktimat nga Covid-19, vendi në kolaps


Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël në Shkodër.

Basha e akuzoi Ramën për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19, ndërsa theksoi se vendi është në një situatë dramatike për sa i përket ekonomisë me mijëra qytetarë e biznese që nuk kanë asnjë ndihmë dhe përballen me vështirë të shumta.

“Sot ka dalë një studim, ku tregon se 4900 biznese janë mbyllur, ku Shkodra është ndër vendet më të goditura. Sa i takon ekonomisë së bizneseve në Shkodër, shpresova dhe bëra thirrje që të tejkaloheshin ndasitë politike. Falimentimi i bizneseve është për shkak të neglizhencës. Situata ndodhet në këtë pikë për shkak të braktisjes që i është bërë sot Shkodrës nga qeveria. Dje kemi pasur një regjistrim rekord vdekjesh. Numri për fakt të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lartë. Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Qeveria ka dështuar në mënyrë spektakolare.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *