Templates by BIGtheme NET

Lufta e gruas nuk është kundër burrit, por kundër sistemit

Nga Ledian Droboniku

25 Nëntori përkujtohet si Dita kundër Dhunës ndaj Gruas!

Por kujdes!

Lufta e gruas nuk është kundër burrit (si celebron ideologjia neoliberiste e shoqatat sorrosiste), por ndaj një sistemi barbar që mbjell varfëri e pasiguri. Nuk do shumë mend për të kuptuar që sherret familjare vijnë nga varfëria e lufta për mbijetesë.

Harmonia familjare në vendet perëndimore erdhi vetëm pas zhvillimit ekonomik e kulturor e jo me sllogane sharlatanësh.

Në një sistem si ky shqiptar, ngritur jo mbi të drejtën por mbi raporte force, gruaja (ashtu si çdo kategori e brishtë) është e destinuar të përdoret e dhunohet.

Ja pse lufta për emancipim e gruas nuk bëhet kundër burrit si dikton ideologjia neoliberiste, por ndaj sistemit duke kërkuar të drejta, rroga dinjitoze e shërbime publike.
E kjo betejë bëhet bashkë me burrin, nga bashkimi me të cilin arrihet sinteza natyrore e emancipimi i përbashkët në familje e rikrijim i jetës.

Nga ky sistem pervers që kasta krijoi, varfëria, pasiguria, vuan qoftë burri gruaja, pleqëria dhe fëmija.
Ja pse lufta bëhet e bashkuar kundër sistemit neoliberist, kundër kastës shqipfolëse, lobeve të huaja dhe qindra shoqatave false që ngrenë probleme false, që po krijojnë anti-njeriun standard “feshkull”, që mashtrojnë rininë e që devijojnë pakënaqësinë në drejtime të parrezikshme ndaj sistemit.

Ja pse sot, Lufta është kaq e vështirë sepse sistemi fsheh shkaqet reale e fyen skllevërit të lëpijnë prangat e tyre, jo të protestojnë por të festojnë ndërsa jeta e 99% vështirësohet e destabilizohet për të lartësuar privilegjet e 1% që po lekarizon e prostituon gratë e skllavëron popullin.

Aktualisht në Shqipëri ka 38 shoqata të gruas.
Por asnjë për emancipimin e gruas.
Të gjitha janë krijuar e promovohen nga sistemi e gratë lekariste të kastës, që promovojnë ideologjinë neoliberiste, dikotominë false kundër burrit, leibertinizimin pa moral e etikë, duke neutralizuar këtë forcë të jetës si është Gruaja!

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*