Templates by BIGtheme NET

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e trajnerit të Kukësit, niset drejt Turqisë

Përkeqësohet gjendja e trajnerit të Kukësit, Skënder Gega, i cili prej gati tre javësh është i prekur nga COVID-19.

Klubi i futbollit ka njoftuar se trajneri është nisur me urgjencë drejt Turqisë, për të marrë tajtim më të specializuar.

“Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, njofton klubi i Kukësit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Turqia ndaloi shtetasit e huaj që të udhëtonin me charter në spitalet turke për t’u trajtuar për Covidin, për shkak se po ezauroheshin kapacitet mjekësore për vetë shtetasit e tyre.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*