Templates by BIGtheme NET

Balla: Në Shqipëri s’kanë ndodhur krime lufte, por komisioni do e faktojë me dokumente zyrtare

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, tha në seancën e sotme se Kuvendi duhet të hetojë akuzat ndaj Shqipërisë për të ashtuquajturat krime lufte të ndodhura brenda territorit të saj.

Numri dy i socialistëve tha se komisioni do ngrihet në funksion të përmbledhjes së fakteve e konkluzioneve duke theksuar se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë krime lufte.

“Më 2008 ka pasur një tentativë për të miratuar një rezolutë për të ashtuquajturat krime kundër njerëzimit të ndodhura në territorin e Shqipërisë nga ushtria e UCK. Është në kredibilitetin e Kuvendit që të hetojë, në funksion të përmbledhjes së fakteve dhe konkluzioneve, në të cilat kanë mbërritur institucionet shqiptare që kanë hetuar. Është kërkuar ngritja e komisionit të posaçëm, që të mbledhë deputetë nga të gjitha grupet këtu në Kuvend, duke i dhënë peshë dhe rëndësinë që duhet. Jemi të gjithë dakord që në Shqipëri nuk kanë ndodhur kurrë krime lufte. Lufta për liri dhe pavarësi nuk është kurrë krim lufte. Nuk duhet kurrsesi ta politizojmë këtë komision.  E vetmja gjë që nuk më shkon kurrë në mendje është të bëj politik me një çështje të interesit kombëtar. Menjëherë sapo ta kemi miratuar komisionin, do duhet që përmes dokumenteve zyrtare të sqarojmë çdo institucion që në Shqipëri nuk janë kryer krime lufte apo kundër njerëzimit.”  – tha Balla.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*