Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi i përgatit kontratën e re argjentinasit Dybala


Juventusi ka përgatitur një takim me reprezentuesit e Paulo Dybalas që të flasin për rinovimin e kontratës. Argjentinasi është kritikuar shumë për fillimin e dobët këtë edicion, ndërsa sezonin e kaluar fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Seria A.

Sipas “La Stampa”, “Bianconerët” do takohen me Jorge Antun dhe diskutojnë rinovimin e kontratës para fillimit të vitit të ardhshëm. Thuhet se Dybala kërkon më shumë para se çfarë ofron Juventusi.

27-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2022, ndërsa ka zhvilluar 236 ndeshje duke kontribuar me 96 gola dhe 38 asistime.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *