Vendosni fjalën kyçe....

Pandemia godet edhe “Disneyland”, shkurtohen 32 mijë vende pune


Kompania ‘Walt Disney’ tha se do të pushojë nga puna më shumë se 30,000 punonjës, kryesisht në parqet e saj, pasi bllokimi i koronavirusit e bën ekzistencën e vendpushimeve dhe parqeve absolutisht të pakuptimtë.

Sipas regjistrimit të ndërmarrjes në Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë, pushimi nga puna i 32.000 punëtorëve, që është 4,000 më shumë sesa kishte njoftuar më parë ‘Disney’, do të ndodhë në gjysmën e parë të vitit të saj fiskal që filloi në tetor.

Parqet e drejtuara nga kompania në Shangai, Hong Kong dhe Tokio mbeten të hapura, ndërsa të 12 parqet në Amerikën e Veriut u mbyllën midis marsit dhe majit.

Disneyland në Florida dhe Disneyland Paris u rihapën më parë këtë vit, por ky i fundit u mbyll përsëri në fund të muajit të kaluar, pasi autoritetet franceze vendosën një bllokim të ri për shkak të një vale të dytë të infeksioneve të koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *