Templates by BIGtheme NET

Shtatë persona duhet të plotësojnë formularin e pasurisë brenda 48-orësh

Shtatë personave nga disa qytete të vendit u ka shkuar formulari i vetëdeklarimit të burimit të pasurisë.

Bëhet fjalë për qytetarë që janë dënuar më herët për vepra të ndryshme penale si prodhim, trafik e shitje narkotikësh, vjedhje me armë e vrasje.

Personave të cilët duhet të plotësojnë formularin brenda 48 orësh janë shtetasit, Amant Sadikaj e Sinan Prenika, banues në Fier, Anxhelo (Fatjon) Demiri e Eduart Karaj, banues në Tiranë, Alfred Lleshaj, banues në Kurbin, Sokol Djegesina (Pjollaj), banues në Shkodër e Edmond Mamushi, banues në Përmet.

Njoftimi

OFL, 26 nëntor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

  1. S., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;
  2. P., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A.(F.) D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

  1. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
  2. Ll., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  3. D.(P.), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  4. M., banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*