Vendosni fjalën kyçe....

Tre viktima e dy të zhdukur nga përmbytjet në Sardenja të Italisë (Video)


Të paktën tre persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë zhdukur pasi ishulli italian i Sardenjës është goditur nga stuhitë për dy ditë me radhë.

Moti me reshje të dendura ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa zona.

Pamje tronditëse janë postuar nga banorët e qytetit Bitti që ndodhet në provincën Nuoro të Sardenjës.

Vërshimet e zhurmshme të baltës dhe ujit mund të shihen duke vërshuar nëpër rrugët e ngushta të qytetit, duke mbartur me vete shumë mbeturina lundruese.

Pas përmbytjes, rrugët e qytetit mund të shiheshin të mbuluara nga një shtresë e trashë baltë me makina të dëmtuara të shpërndara përreth zonës.

Kryebashkiaku i qytetit, Giuseppe Ciçolini, u bëri thirrje banorëve të kenë kujdes të shtuar mes reshjeve të mëdha që pritet të zgjasin deri të dielën.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet