Templates by BIGtheme NET

Partizani shpartallon Skënderbeun e merr kreun, Kukësi “rrëzon” Vllazninë

Partizani nuk ka pasur probleme të mundë Skënderbeun me rezultatin e thellë 4-0.

Ekipi i Ilir Dajës e vendosi fatin e takimit që në pjesën e parë duke shënuar tre gola ndërsa i katërti nuk bëri gjë tjetër veçse e vulosi atë.

Golat për ‘të kuqtë’ u shënuan nga Bardhi, Mala, Lucas e Solomon. Në sfidën tjetër të pasdites, Kukësi arriti të mundë në Shkodër, Vllazninë me rezultatin 4-2 duke u shkaktuar shkodranëve humbjen e parë sezonale.

Pas pjesës së parë që përfundoi 2-1 për miqtë, në të dytën u shënuan të tjerë gola në një ndeshje spektakolare.

Me rezultatet e sotme, Partizani ngjitet për herë të parë këtë sezo në krye të renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë ndërsa Kukësi e sheh veten në vendin e pestë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*