Vendosni fjalën kyçe....

Astronauti Tim Peake mendoi se po takohej me UFO-t në hapësirë… por kishte qenë vetëm urinë


Astronauti Tim Peake ka treguar për publikun detaje nga një moment kur mendoi se u takua me një UFO në orbitë.

Austronauti i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe ish-anëtar i ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës rrëfeu rastin kur, ndërsa vështronte yjet në orbitë, pa një objekt fluturues të paidentifikuar – ose më mirë, disa objekte fluturuese.

“Kjo ishte në fund të misionit dhe unë isha mjaft me përvojë për atë që duhet të shihni dhe atë që nuk duhet të shihni në hapësirë.”– kujtoi Peake të hënën gjatë një interviste për programin ‘Good Morning Britain’. Ai shton: “Dhe unë pashë tre drita që fluturonin në formacion gjatë ditës, dhe e vetmja herë që sheh një dritë gjatë ditës është nëse një anije tjetër kozmike po vjen drejt teje.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tim Peake (@astro_timpeake)

Ai shpejt dhe urgjentisht, lajmëroi shokët e tij të ekuipazhit ndërsa të gjithë përplaseshin për të parë se çfarë mund të ishin dritat misterioze. Por siç shkruan RT, në fund ata shpërthyen në të qeshura gjatë procesit të ekzaminimit zbuluan origjinën tokësore të fenomenit.

“Më në fund e kuptuam se ishte urinë ruse që po dilte nga automjeti i Progresit!“- tha Peake për mbetjet e ngrira, të paqarta, të kristalizuara në të ftohtin e hapësirës. Kishte qenë thjeshtë urina e njërit prej tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tim Peake (@astro_timpeake)

Astronauti i parë britanik që u bashkua me ekuipazhin e ISS-së, Tim Peake kaloi gjashtë muaj në bordin e stacionit, kohë gjatë së cilës ai fitoi një rekord botëror Guinness për maratonën më të shpejtë orbitale.

Ai aktualisht pritet të marrë pjesë në një mision të dytë diku nga tani deri në vitin 2024.

“Unë jam duke pritur pranë telefonit”, thotë Peake.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tim Peake (@astro_timpeake)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *