Templates by BIGtheme NET

Gjykata dënon me 6 muaj burg gjyqtarin Luan Daci, ia shndërron në 12 muaj shërbim prove

Gjykata e Posaçme ka dënuar me gjashtë muaj burg, gjyqtarin Luan Daci. Dënimi i është konvertuar në që muaj shërbim prove.

Vendimi është kundërshtuar nga avokati i Dacit i cili tha se bëhet fjalë për një precedent të rrezikshëm. Daci akuzohej se në aplikimin për të qenë pjesë e KPK-së e KPA-së nuk kishte deklaruar masën disiplinore ndaj tij. SPAK kërkoi 1 vit burg për gjyqtarin

SPAK kishte kërkuar 1 vit burg për Dacin, i cili u pezullua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë.

Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA-së, ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të Ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*