Templates by BIGtheme NET

Gjykata zbut masën e sigurisë për bashkëshortin e gjyqtares Margjeka

Lirohet nga burgu Arben Cara, bashkëshorti i gjyqtares, Mimoza Margjeka.

Gjykata e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë për Carën, nga “Arrest me burg” në “arrest shtëpiak”, pas kërkesës së avokatëve të tij mbrojtes.

Cara e kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për arsye shëndetësore.

Bashkëshorti i gjyqtares Margjeka, akuzohet se mori një shumë prej 6 mijë eurosh, duke ia dhënë bashkëshortes së tij, për të ndryshuar masën e sigurisë për një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Por Cara dhe Margjeka i kanë mohuar këto akuza. Margjeka pretendon se ky është një proces i stisur dhe hakmarrje, pasi ajo nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

Gogo.al analizoi muaj më parë dosjen e gjyqtares Margjeka dhe të shoqit Cara, duke gjetur mungesën e provave. Lexo më shumë këtu.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*