Vendosni fjalën kyçe....

“Inshallah nuk na zë Covidi se s’kemi lekë të shkojmë në Turqi” – Basha takohet me çiftin e të moshuarve


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë paradite është takuar me një çift pensionistësh në Tiranë.

Basha dëgjoi prej tyre se si kriza e pandemisë i ka vështirësuar edhe më shumë jetën.

I moshuari Robert Martini tha se kostoja është e papërballueshme, ndërkohë që faturat dhe çmimet janë rritur. Ai tregoi rastin e bashkëmoshatarëve të tij që detyrohen të marrin bukë të ndenjura vetëm se kushtojnë më lirë.

“Mund të flaës qeveria, jep balloma, jep pankarta, jep ashtu po kur vjen puna tek moj ta marrça, lek vjen e lek nuk e dim se ku shkon.

Mua shyqyr zotit nuk na ka ndodh por me çfarë dëgjoj me shkuar nëpër farmaci me marrë ilaçe…. Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo e jo vitamina e çfarë janë ato jo, nuk e përballojmë dot. 80 mijë lekë shkon energjia, telefoni, kjo, ajo.  Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune po deshe ju jap emra, me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu.”– tregon Zoti Martini.

Ai shton “InshAllah nuk na zë COVID-i, se nuk kemi pare me shku në Turqi”.

Ndërkohë Basha thotë se këtë opsion e mbylli dhe Turqia, ndërsa shton se edhe fatura e mjekimit në vend është e papërballueshme.

Kryedemokrati theksoi se është jetike që paratë të shkojnë tek qytetarët dhe jo tek koncensionet.

“Njerëzit e kuptojnë shumë mirë. Ditë për ditë shohim pagesa qindra milion lekë që shkojnë për 3-4 veta. Ndërkohë që qindra mijë Shqiptarë nuk marrin as 5 lekë. Kjo është e papranueshme. Dhe kjo tregon që lekët janë, siç janë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni. Atje shkojnë për familjet në nevojë, shkojnë për bizneset. Këtë po i kërkojmë neve sot.

Dhe nuk e bëjnë. Pse? Sepse s’e kanë prioritet jetën dhe shëndetin e njerëzve edhe në kohë pandemie.  Në veçanti tani që qeveria nuk kujdeset për njerëzit duhet të kemi kujdes të dyfishtë.”– thotë Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *