Templates by BIGtheme NET

Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës për Ligjin e Policisë

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Meta për Ligjin e Policisë së Shtetit.

Sipas ministrit Lleshaj, policia është një nga institucionet më të besuara në vend. Ai shtoi më tej se dekreti i Metës është me natyrë politike dhe për këtë arsye kërkoi rrëzimin e tij.

Pas Komisionit të Sigurisë, ligji duhet të kalojë edhe në Komisionin e Ligjeve e më pas në Kuvend për t’u votuar.

Sipas kreut të shtetit, në argumentimin e kthimit të ligjit thekson se ai rrezikon ta kthejë policinë në organ mbikëqyrjeje të qytetarëve në prag të fushatës zgjedhore dhe krijon pabarëzi në radhët e policisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*