Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Michael Schumacher realizon ëndrrën, garon në sezonin e ardhshëm të “Formula 1”


Djali i Michael Schumacher, Mick, do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1 për ekipin Haas.

Ekipi me bazë në SHBA tha se 21-vjeçari kishte nënshkruar një “kontratë shumëvjeçare” dhe do të jetë partner i rusit, Nikita Mazepin.

Djali i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, tha se kjo ishte “një ëndërr e realizuar” që ai e kishte që në moshën 3-vjeçare.

Ferrari me të cilin ai ka një kontratë afatgjatë, tha se “qëllimi përfundimtar” ishte që Mick të garonte për ta në F1 “një ditë”.

BBC shkruan se Schumacher do të jetë në ekipin e Haas për të paktën dy sezonet e ardhshme.

“Mundësia për të qenë në garë të Formula 1 vitin e ardhshëm më bën jashtëzakonisht të lumtur.”– tha Schumacher.

Ai falenderoi dhe ekipin Haas dhe Ferrarin për “besimin” e tyre, duke shtuar: “Unë gjithashtu dua të njoh dhe të shtoj dashurinë time për prindërit e mi. Unë e di që u kam borxh gjithçka. Unë gjithmonë kam besuar se do ta realizoja ëndrrën time të Formula 1.”

Debutimi i Schumacher në F1 vitin e ardhshëm do të vijë në 30-vjetorin e hyrjes së vetë babait të tij në këtë sport. Michael Shumacher mori për herë të parë pjesë në F1 në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *