Vendosni fjalën kyçe....

Dy personave në Fier e Kurbin u shkon formulari i pasurisë


Dy personave në Fier e Kurbin u ka shkuar formulari i vetëdeklarimit të burimit të poasurisë.

Bëhet fjalë për shtetasit Bashkim Hasani, banues në Kurbin e Shpendi Lilaj, banues në Fier.

Dy personat e lartpërmendur janë dënuar më herët për prodhim e shitje lëndësh narktotike.

Ata duhet ta dorëzojnë formularin e plotësuar brenda 48 orësh, sipas njoftimit të OFL-së.

Njoftimi

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Sh. L., banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale ‘Krim i organizuar’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’;

B.H., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *