Ministri i Brendshëm, Lleshaj, ka njoftuar hapjen e gjashtë zyrave të reja për aplikim për dokumente bimetrike për shtetasit shqiparë që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Ai e bëri deklaratën gjatë inspektimit të zyrës për aplikimin për dokumente biometrike në Njësinë 6 të kryeqytetit, Kombinat. Zyrat e reja që do hapen janë në Konsullatën shqiptare në Bari (Itali), si dhe në ambasadat shqiptare në Vjenë (Austri), Paris (Francë), Berlin (Gjermani), Stokholm (Suedi) e Stamboll (Turqi).
Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrojnë adresat e banimit në vendet ku jetojnë.