Templates by BIGtheme NET

Lleshaj njofton hapjen e 6 zyrave të reja jashtë vendit për aplikim kartash identiteti e pasaportash

Ministri i Brendshëm, Lleshaj, ka njoftuar hapjen e gjashtë zyrave të reja për aplikim për dokumente bimetrike për shtetasit shqiparë që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Ai e bëri deklaratën gjatë inspektimit të zyrës për aplikimin për dokumente biometrike në Njësinë 6 të kryeqytetit, Kombinat. Zyrat e reja që do hapen janë në Konsullatën shqiptare në Bari (Itali), si dhe në ambasadat shqiptare në Vjenë (Austri), Paris (Francë), Berlin (Gjermani), Stokholm (Suedi) e Stamboll (Turqi).

Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të regjistrojnë adresat e banimit në vendet ku jetojnë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*