Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten me nga 50 milionë lekë dy persona në Dibër, 690 qytetarë ndëshkohen për maskën


690 persona janë gjobitur në mbarë vendin pasi janë kapur pa makë.

Ata janë ndëshkuar me nga 30 mijë lekë të vjetra ndërsa duhet thënë se numri i personave të ndëshkuar për maskën që prej 15 tetorit, datë kur ajo u bë detyrim në mjedise të mbyllura e të hapura, vijon të mbetet i lartë.

Dy persona në Dibër janë gjobitur me nga 50 milionë lekë pasi sipas policisë kanë organizuar grumbullim e tubim të paligjshëm.

Ndërkohë administratori i një lokali është gjobitur me 10 milionë lekë pasi sipas bluve ka shkelur protokollet e sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *