Templates by BIGtheme NET

Kryemadhi vendos shtyrjen e Konventës Kombëtare të LSI-së

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka njoftuar shtyrjen e konventës së kësaj force politike.

Shkak për këtë sipas deklaratës së Kryemadhit është bërë gjendja e krijuar në vend për sa i përket pandemisë Covid-19.

Ajo theksoi se LSI-ja nuk ka bërë politikë me pandeminë dhe as do lejojë PS-në të bëjë politike me të, ndërsa theksoi se shtyrja e konventës është edhe një homazh për ata që kanë humbur jetën gjatë pandemisë dhe solidaritet me qytetarët që po përballen me vështirësi të shumta ekononiko-socialo-shëndetësore.

“Me përgjegjësinë dhe autoritetin që më jep statuti i partisë, si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroj se kam vendosur të shtyj për në një kohë tjetër mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e parashikuar të mblidhej më datën 5 dhjetor 2020.

Vendimi im për të shtyrë mbledhjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është njëherësh edhe shenjë homazhi për ata që kanë humbur jetën prej pandemisë, është solidaritet më të gjithë qytetarët që po përballojnë me njëmijë e një sakrifica dhe pa mbështetjen e shtetit, kostot e mëdha të luftës për jetën dhe në emër të dashurisë për jetën.” – tha ndër të tjera Kryemadhi në deklaratën e saj.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*