Vendosni fjalën kyçe....

“Projektligji për memet”-Rama: S’ka shans, ku ta gjenim që këta që merren me meme të vlenin për diçka


Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me projektligjin e folur për dënimin e personave që krijojnë meme.

Ai thotë se materiali i përfolur në lajmet e sotme nuk është zyrtar.

Rama ka ironizuar duke thënë se nuk ka shans që të miratohet një projektligj i tillë dhe se “ku ata gjenim që dhe këta që merreshin me meme që të vlenin për diçka”.

Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!”-shkruan Rama në Twitter. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *