Templates by BIGtheme NET

Shefi i Urgjencës: Kush e ka kaluar Covid-19 ka antitrupa njësoj si me gripin, s’do bëjë vaksinë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Brataj, ka thënë se persona që e kanë kaluar Covid-19 nuk do e bëjnë vaksinën.

Sipas anëtarit të Komitetit të Ekspertëve, kalimi i koronavirusit krijon antitrupa njësoj si gripi e për këtë arsye nuk do kenë nevojë të vaksinohen.

Ai tha se ata që do vaksinohen të parët janë personat më në rrezik që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me News24, Brataj u bëri thirrje qytetarëve që të mos mbingarkohen me ilaçe pasi ato e rëndojnë gjendjen e të prekurt nga virusi.

“E mira është që vaksina të bëhet sipas rregullit. Çdo person me sëmundje shoqëruese do ta bëjë i pari vaksinën. Nuk do të bëhet me moshë, kush kalon 50 vjeç, jo! Do të bëhet kush ka më shumë rrezik, si moshat e treta dhe ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Nuk ka sens të bëjë vaksinën ai që ka kaluar Covidin, sepse i ka krijuar antitrupat. Është e njëjta gjë si gripi. Nëse kjo pandemi do të bllokohet në fund të sezonit të saj, me apo pa vaksinë, nuk ka nevojë ta bëjmë vaksinën, por nëse ajo do të përsëritet, ka sens të bëhet.” – tha Brataj.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*