Templates by BIGtheme NET

Priftërinjtë nuk duan që stadiumi i Napolit të marrë emrin e Maradonës, i shkruajnë letër kryepeshkopit

Një grup priftërinjsh kanë dalë kundër vendimit për t’i vënë emrin e ish-futbollistit Diego Maradona, stadiumit San Paoli në Napoli.

Pas vdekjes së legjendës së Argjentinës, i cili ka luajtur për Napolin, kryebashkiaku Luigi De Magistris vendosi të emërojë stadiumin San Paolo me emrin argjentinasit.

Një zgjedhje që nuk ka marrë pëlqimin e të gjithëve.

Sipas Il Mattino, një grup priftërinjsh të Napolit i kanë shkruar një letër kryepeshkopit të qytetit, Crescenzio Sepe, duke i kërkuar që të dalë kundër vendimit për ndryshimin e emrit të stadiumit.

“Stadiumi San Paolo duhet të jetë emri i shenjtit që na solli Jezusin.”– lexon letra, citon football-italia.net.

“Me përulësi, ne ndiejmë përgjegjësinë t’ju ​​themi. Të gjithë jemi dakord për një gjë: nuk duam një propozim të tillë. Do të ishte më mirë të emërtohej Stadiumi San Paolo-Maradona, si në Milano ku ka San Siro-Meazza.”

Letra është nënshkruar nga don Salvatore Giuliano, don Luigi Merola, don Carmine Amore, don Lello Ponticelli dhe don Armando Sannino.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*