Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri austriak i Financave dënohet me tetë vjet burg


Një ish-ministër austriak i Financave është dënuar me tetë vjet burg për rolin e tij në një skandal korrupsioni.

Siç shkruan BBC, ish-ministri Karl-Heinz Grasser u shpall fajtor të premten për përvetësim, marrje ryshfeti dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për të shitur mijëra apartamente në pronësi publike.

Gjykata në Vjenë tha se Grasser ishte i përfshirë në dëmin prej më shumë se 9 milionë euro. Po ai i mohon akuzat dhe thotë do të apelojë.

Grasser u bë ministri më i ri i Financave në historinë e Austrisë në vitin 2000.

Gjykata tha se Grasser dhe një ndërmjetës kaluan informacionin në lidhje me një ofertë gjatë një skeme për të privatizuar 60 mijë apartamente, që nga ana tjetër i mundësuan një rivali të paraqiste një ofertë pak më të lartë fituese.

Çështja e bujshme përfshinte 14 të pandehur që përballen me një sërë akuzash, të cilat përfshijnë pastrim parash, mashtrim dhe falsifikim të provave.

Një konsorcium i bleu apartamentet për 961 milion euro dhe tre vjet më vonë, ato u vlerësuan me dyfishin e kësaj shume.

Sipas gjykatësit, një për qind e çmimit të blerjes apo 9.6 milionë euro, i shkuan ish-sekretarit të Përgjithshëm të Partisë austriake të Lirisë së Austrisë, Walter Meischberger dhe lobistit Peter Hochegger.

Të dy ata kanë marrë gjithashtu dënime me burgim. Paratë, gjithmonë sipas pohimeve të gjykatës, ishin ndarë në tre llogari bankare.

Avokati i Grasser e përshkroi vendimin e gjykatës si një “gjykim të gabuar” dhe tha se do ta çonte çështjen në Gjykatën e Lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *