Vendosni fjalën kyçe....

Pakot me 275 kilogramë drogë me foto të “Gogut” të “Dragon Ball”, pranga tre shqiptarëve në Itali


Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi u janë sekuestruar një sasi e madhe droge.

Mediet italiane shkruajnë se operacioni i policisë në Rimini të Italisë u bë në natën midis 3 dhe 4 dhjetorit.

Atë mesnatë, skuadra e drejtuar nga nënkryetari Mattia Falso, arrestoi tre shtetas shqiptarë duke sekuestruar dje një ngarkesë të madhe droge, rreth 275 kg hashash dhe marijuanë.

Operacioni është rezultat i një aktiviteti monitorimi të kryer me ekspertizë nga Seksioni Anti-Drogë. Agjentët duke ndërhyrë në zonën industriale në kufirin midis Rimini dhe fshatit Spadarolo, befasuan tre shqiptarët ndërsa po transportonin sasi e madhe e drogës, të sapo shkarkuar nga një kamion që mbërriti në mbrëmje.

Siç vihet re në pamjet e publikuara, pakot me drogë mbanin imazhe të kastës së aktorëve të serialit dramatik francez Validé, apo të Gokut, personazhit të serialit vizatimor “Dragon Ball”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *