Vendosni fjalën kyçe....

Rusia nis vaksinimet kundër Covidit në Moskë


Rusia po fillon programin e saj të vaksinimit kundër Covid-19 me klinikat në kryeqytetin e saj, në Moskë.

BBC shkruan se do të vaksinohen grupet e njerëzve që janë më të rrezikuar nga virusi.

Po përdoret vaksina “Sputnik V” e Rusisë, e cila u regjistrua në muajin gusht.

Zhvilluesit thonë se vaksina e tyre është 95% efektive dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha, por ende po kalon testimin masiv.

Deri më tani Rusia ka regjistruar 2,431,731 raste të virusit dhe 42,684 vdekje. Të shtunën raportoi një rekord të lartë ditor prej 28,782 rastesh të reja.

Moska është qendra e pandemisë në Rusi, duke regjistruar mijëra raste dhe dhjetëra vdekje çdo ditë.

Qeveria ruse nuk e ka bllokuar vendin, por në nëntor në Moskë u vendosën kufizime në orët e hapjes për baret dhe klubet, studentët e arsimit të lartë nisën mësimin në distancë dhe u ul numri i eventeve kulturore dhe sportive.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet