Templates by BIGtheme NET

Yuri Kim korrigjon gazetarët: “Shikoni faktet, nuk i kemi mbyllur sytë ndaj mangësive”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas shkrimeve se SHBA-ja dhe BE-ja ndahen me njëra-tjetrën përsa i përket qeverisjes së Edi Ramës dhe caktimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Kim mohon që SHBA-ja dhe BE-ja të jenë të ndarë në mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe thekson se nuk i ka mbyllur sytë ndaj mangësive, duke iu referuar një shkrimi në portalin Lapsi.al.

“Ky artikull keqinterpreton situatën. SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE.

Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për ‘mbylljen e syve’’ ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet”, shkruan ambasadorja Kim.

Në një shkrim të publikuar dje me titull “Refuzimi për negociatat/ Vazhdon përplasja SHBA-BE për dështimin e Ramës” thuhej se  diplomatët amerikanë po i kërkojnë Brukselit të mbyllë një sy edhe pse Shqipëria nuk i ka plotësuar dy kushtet për caktimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*