Vendosni fjalën kyçe....

Hera e dytë në tre javë, i vihet përsëri tritol objektit në ndërtim të biznesmenit në Shëngjin


Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pas mesnatës në Shëngjin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një objekt në ndërtim tek “Rana e Hedhun”. Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale e ndërkohë policia po heton ngjarjen.

Objekti në ndërtim është në pronësi të 56-vjeçarit Liman Gjoka, i njëjti objekt që iu vendos tritol edhe 3 javë më parë, në datën 20 nëntor.

Për këtë policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, pasi ka edhe pretendime nga një palë tjetër për truallin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *