Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania hyn në ”Lock-Down”, mbyllen shkollat dhe bizneset jo parësore

Gjermania ka hyrë sot zyrtarisht në një ”Lock-Doën” të vështirë, duke mbyllur shkollat dhe bizneset jo të domosdoshme, në një përpjekje për të ndaluar rritjen e infeksioneve me Covid-19.

Siç shkruan BBC, masat e reja do të jenë në fuqi deri më 10 janar. Krishtlindja do të ketë një lehtësim të vogël, me një familje që i lejohet të presë deri në katër anëtarë të ngushtë të familjes.

Vendi raportoi të mërkurën edhe 952 vdekje të tjera si dhe 27,728 raste të reja.

Vendet e tjera evropiane kanë shtrënguar kufizimet përpara Krishtlindjeve, me Francën që vendos një shtetrrethim natën.

Sipas masave të reja të Gjermanisë, vetëm bizneset thelbësore të tilla si supermarketet dhe bankat do të lejohen të qëndrojnë të hapura. Restorantet, baret dhe qendrat e kohës së lirë janë mbyllur që nga nëntori.

Sallonet e flokëve janë një ndër bizneset që duhet të mbyllen, ndërsa pirja e alkoolit në vende publike është e ndaluar. Kompanitë po nxiten të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia.

Kreu i Institutit gjerman Robert Koch, Lothar Wieler, tha se situata ishte “më e rëndë se sa ka qenë ndonjëherë”.

“Numri i rasteve është më i lartë se kurrë dhe ato vazhdojnë të rriten. Ekziston rreziku që situata të përkeqësohet dhe do të bëhet gjithnjë e më e vështirë të trajtohet pandemia dhe pasojat e saj.”- tha ai, citon BBC.

Qeveria gjermane tani i ka shpresat tek vaksina, ndërsa ka nisur të bëjë presion tek Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për të shpejtuar miratimin e vaksinës së Pfizer dhe BioNTech, e cila u zhvillua në Gjermani. Kjo vaksinë është aprovuar tashmë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *