Vendosni fjalën kyçe....

Franca hap pjesërisht kufirin me Britaninë


Franca dhe Belgjika do të lejojnë që shtetasit e tyre dhe qytetarët që banojnë në territorin e tyre të kthehen nga BM, nga e mërkura, duke lehtësuar kështu kufizimet e tyre sipas rekomandimeve nga Komisioni Europian.

“Francezët dhe personat që banojnë në Francë ose në zonën europiane do t’i nënshtrohen sistematikisht detyrimit për të patur para nisjes rezultatin e një testi negativ COVID-19 jo më pak se 72 orë, ose PCR ose antigjen, me kusht që të jetë i ndjeshëm ndaj variantit të ri të identifikuar në të gjithë Kanalin”, njoftoi qeveria framceze sot në mbrëmje.

Sipas një burimi në Bruksel, Franca do të njoftojë edhe masat për të lejuar rifillimin e transportit të mallrave të mërkurën.

Belgjika ka miratuar masa të ngjashme, duke autorizuar kthimin nga BM të personave me kombësi belge (ose) që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Belgjikë, sipas një dekreti të botuar dje në mbrëmje.

Vendimi ka të bëjë gjithashtu me udhëtime të caktuara, që janë rreptësisht të nevojshme dhe që nuk mund të shtyhen, si edhe për fluturime të caktuara tranzit.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet